Lajmet e fundit

Një njeri i sfiduar mendërisht ishte viktimë e një grupi adoleshentësh.
Ngjarja që u filmua në zonën Germantown të Filadelfias tregon një njeri me aftësi të kufizuara mendore, që shihet duke qeshur para se të shpërqendrohet nga një djalë i cili e godet atë në fytyrë pa ndonjë shkak, dhe pa paralajmërim.
Viktima duket të jetë në tronditje të plotë nga sulmi i papritur, transmeton Klan Kosova.
Dhe kur përpiqet të largohet, ai merr edhe një goditje të dytë nga një djalë më i vjetër, ndërsa dikush në prapavijë qesh në mënyrë histerike.
Të gjithë personat janë të dukshëm në video, por policia ende nuk e ka zbuluar identitetin e tyre dhe shpreson në ndihmën e komunitetit.
“Ne do t’i falënderonim të gjithë ata që kanë informacion mbi videon, ose që i njohin sulmuesit e na kontaktojnë,” thuhet në deklaratën e policisë.


