Lajmet e fundit
Gardiani italian ka thënë se strategu i Bluve është fitues, ndaj rezultatet që po arrin në Premierligë nuk janë fare të papritura

Gianluigi Buffon ka thënë se nuk është aspak i befasuar nga forma e mirë e Chelsea nën urdhrat e Antonio Contes.
Blutë janë në vendin e parë në Premierligë, para Arsenalit të francezit Arsene Wenger.
Dhe gardiani italian që dikur luante nën urdhrat e Conte ka thënë se i ka pritur këto rezultate.
“Chelsea është në vendin e parë në Ligën Premier, por nuk jam i befasuar”.
“Conte është fitues, nuk lufton kurrë për vendin e dytë. Ai i bën lojtarët që ta japin më të mirën. Kanë gjasa të mira në kampionat”.
“Chelsea ka dy faktor të rëndësishëm që mund ta dërgojnë drejt titullit. E kanë një nga trajnerët më të mirë në botë dhe nuk luajnë në Evropë”.