Anise dolën nga shtypi pak ditë para pandemisë së koronavirusit, promovimi i dy librave të njohur të autorit Adriatik Kelmendi tashmë do të bëhet në hapësirat e muzeut të Ulqinit, në kala.
Këtë e bëri të ditur vetë drejtori i Klan Kosovës, përmes një dedikimi në llogarinë e tij në facebook, ndërsa fton miqtë dhe ndjekësit e tij të jenë pjesë e këtij organizimi.
''Kam kënaqësinë e veçantë që ta bëj promovimin e dy librave të mi të fundit në hapësirat e muzeut të Ulqinit, në kala!
Ky është promovimi i parë i librave 'Smells Like Teen Spirit' dhe 'Si mund të jetojmë diku tjetër kur në botë ekziston Parisi?', Botimet KOHA, për shkak se ata dolën nga shtypi vetëm pak ditë para pandemisë dhe kjo pamundësoi organizimin''.
Siç shkruan Kelmendi, shije më shumë këtij organizimi të promovimit të librave iu shton edhe një fakt tjetër:
''Jam, po ashtu, shumë i nderuar me ftesën e bërë nga Organizata Turistike dhe Qendra e Kulturës në Ulqin që t’i prezantoj librat në hapësirat, të cilat vetëm një mur i ndan nga shtëpia ku është rritur nëna ime''.
Folës gjatë promovimit të librave ''Smells Like Teen Spirit'' dhe ''Si mund të jetojmë diku tjetër kur në botë ekziston Parisi?'', janë Arbër Vllahiu, Bardh Rugova dhe Rrahman Paçarizi.
Organizimi mbahet të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.