Për ta krijuar të bukurën ndonjëherë nuk duhen sytë. Pak shpresë e shumë imagjinatë është ajo çfarë i duhet Yllkës së verbër.
Nga nevoja për të parë çfarë ka përreth, në pëlhurën e bardhë prej vijave që i ngjajnë si dallgët e jetës, ajo pasqyron atë që i shohin sytë e mendjes.
Për herë të parë pikturimin e nisi në një copë kartoline, në qendër të së cilës ishte një dordolec.
“Nuk e di, u kam thënë që nuk mundem të pikturoj. Nuk shoh. Më kujtohet edh kartolina e parë. Ka qenë një dordolec, e kam pikturuar disi të shtrembëruar. Dordoleci ka qenë personi me aftësi të kufizuar që mundohet të arrijë qëllimet e veta”, u shpreh ajo, shkruan Top Channel
Pëlhura e saj mbulohet nga figura të thjeshta e shpesh herë të pa koordinuara, por me një kombinim kontraste ngjyrash që tregojnë anën emocionale të saj.
“E verdhë dhe e gjelbër konsiston gjithmonë përshkrimi i natyrës dhe e bardha, sepse ndjehem pozitiv. E zeza, kur jam e mërzitur”.
Yllkës nuk i mjaftoj kaq. Gjendjes së saj i ndihmojë tejet shumë edhe studimi i psikologjisë.
“Ja arrij, nuk e lë në gjysmë të punës atë që e nis”.
https://www.youtube.com/watch?v=_gdzEB7Fmsg
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.