Lajmet e fundit
"Ronaldo dhe Messi po shkojnë drejt fundit të karrierës dhe kur ta mbyllin atë, që për fatin tonë të keq duhet dhe do të ndodhë, do të jetë e pamundur të zëvendësohen", ka thënë Lineker.

Real Madrid dhe Barcelona do ta kenë të vështirë t'i zëvendësojnë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, ka thënë Gary Lineker.
Ish-sulmuesi i katalunasve ka deklaruar se La Liga ka lulëzuar në vitet e fundit, falë paraqitjeve të jashtëzakonshme të këtyre dy futbollistëve.
Dy yjet kanë ndarë mes tyre dhjetë nga dhjetë të mundshmit Topa të Artë, ndërsa Liga e Kampionëve ka shkuar tek Real Madrid apo Barcelona në katër vjetët e fundit.
"Ronaldo dhe Messi po shkojnë drejt fundit të karrierës dhe kur ta mbyllin atë, që për fatin tonë të keq duhet dhe do të ndodhë, do të jetë e pamundur të zëvendësohen", ka thënë Lineker.