Priyanka Chopra dhe Nick Jonas u treguan pak lozonjarë në mediat sociale!
Aktorja 39-vjeçare postoi një fotografi ndryshe të saj dhe këngëtarit 28-vjeçar gjatë shijimit të rrezeve të diellit.
Në selfie-n e shpërndarë në Instagram, Priyanka shihet e shtrirë në bark me një buzëqeshje në fytyrë, ndërsa Nick ulur pas saj duke mbajtur një thikë dhe pirun, teksa pretendon të konsumojë të pasmet e saj.
"Meze e lehtë❤️" e mbishkroi me shaka fotografinë Priyanka.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.