14.10.2022 · përditësuar para 1378 dite1 min lexim
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Berlin, për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022.
Rama, në llogarinë e tij në Facebook, ka ndarë disa fotografi nga ky kongres dhe të parat janë me Kurtin, njofton Klan Kosova.
I organizuar me mbështetjen e SPD-së gjermane, ky kongres do të mirëpresë krerë të shteteve dhe qeverive, komisionarë evropianë, udhëheqës të partive dhe përfaqësues të tjerë.
Me moton “Me guxim. Për Evropën” do të diskutohet për politikat për të adresuar ndryshimet e thella në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.