Lajmet e fundit

Të paktën 65 persona janë arrestuar për pjesëmarrje në protestën “Mesdita kundër Putinit”, ka thënë grupi monitorues i protestës OVD-Info.
Grupi tha se arrestimet kishin ndodhur në 16 qytete ruse, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Protesta simbolike inkurajoi njerëzit që të dalin për të votuar në ditën e fundit që mundën dhe të shkatërronin fletët e votimit.
Ajo u mbështet nga Yulia Navalnaya, e veja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, e cila mori pjesë në një demonstratë në Berlin.
Zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh ndau një video të turmave duke brohoritur zonjën Navalnaya teksa ajo po largohej në orën 12:00 me orën lokale në qytetin gjerman.