Lajmet e fundit

Të paktën 39 gazetarë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, tha të mërkurën Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.
Lufta ka sjellë "muajin më vdekjeprurës për gazetarët" që kur KMG-ja thotë se filloi mbledhjen e të dhënave në 1992.
Midis tyre, ky komitet thekson se 34 ishin palestinezë, katër izraelitë dhe një libanez. Tetë gazetarë të tjerë janë plagosur dhe tre janë të zhdukur, sipas KMG-së, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Më të fundit që vdiqën, të martën, ishin Jahya Abu Manih, "një gazetar i kanalit radiofonik Al-Aksa të lidhur me Hamasin", i cili thuhet se u vra në një sulm ajror në Gaza dhe Mohamed Abu Hassira, një gazetar për WAFA, agjencia palestineze e lajmeve, i cili gjithashtu thuhet se u vra në një sulm ajror.