Raketat ruse goditën qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, në sulmin më vdekjeprurës këtë vit, duke vrarë të paktën 31 njerëz, duke përfshirë dy fëmijë,
Ndërkaq, 84 persona të tjerë janë plagosur, mes tyre 10 fëmijë.
Presidenti Volodymyr Zelenkskyy gjithashtu ka lëshuar një deklaratë të duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet dhe të dashurit e të vrarëve.
“Është shumë e rëndësishme që të gjithë në botë të mos heshtin, të mos qëndrojnë indiferentë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv
"Sulmet ruse meritojnë vetëm dënim. Nevojitet presion mbi Rusinë për t'i dhënë fund luftës dhe për të garantuar sigurinë e njerëzve.
“Pa presion vërtet të fortë, pa mbështetjen e duhur nga Ukraina, Rusia do të vazhdojë ta zvarritë këtë luftë”.
Ai tha gjithashtu se "është tashmë muaji i dytë që Putini ka injoruar propozimin e Amerikës për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar". / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.