Lajmet e fundit

Kalimi i akullit nëpër fytyrën tuaj është trendi më i ri i bukurisë kohëve të fundit. Kjo metodë po përdoret nga ekspertët e bukurisë për trajtimin e lëkurës nëpër sallonet e ndryshme të bukurisë për shkak të efekteve të mira që ka.
Kjo metodë e rifreskon lëkurën e fytyrës, parandalon krijimin e rrudhave, lufton aknet dhe shenjat në fytyrë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke e bërë lëkurën më të shëndetshme dhe më të shndërritshme.
Të mirat dhe benefitet: Lëkurë më e butë - kjo metodë zgjeron poret dhe si pasojë e zbut lëkurën dhe e bën të duket më e freskët dhe më e shëndetshme.
Për makiazh më të mirë: Nëse e përdorni këtë tretman para se të vendosni grimin, baza juaj e fytyrës do të duket më e mirë.
E përmirëson qarkullimin e gjakut: Kur aplikohet akulli ajo rrit rrjedhjen e gjakut duke kontraktuar enët e gjakut dhe më pak gjak do të arrij në sipërfaqe të lëkurës. Kjo është shumë e dobishme për inflamacion.
Është e mirë për sy të ënjtur: Do të mundësojë largimin e ënjtjes nën sy në mënyrë graduale nëse përdoret për një kohë më të gjatë.
Largon dhe parandalon rrudhat: Tretmani preferohet të bëhet për një periudhë kohore dhe në këtë mënyrë do të eliminohet paraqitja e rrudhave të reja dhe zvogëlimi i atyre ekzistuese./noa.al