Lajmet e fundit

Sado që i pëlqejmë ngjyrat në përgjithësi, njëra është gjithmonë pak më e dashur dhe e veçantë për ne.
Në rastin e Ersi Ngjelës, ngjyra e preferuar është pikërisht jeshilja.
“Po të kisha mundësi të ndryshoja botën”, thotë ajo, “do ta bëja atë më jeshile”. Pasionin e saj për jeshilen e ka dokumentuar në një shërbim të veçantë fotografik Edvina Meta.
Nga Gentian Minga, Fotografia Edvina Meta
Jeshilja është ngjyra e balancës, harmonisë e optimizmit. Ajo të ndihmon të duash veten e të tjerët në mënyrë të pakushtëzuar.
Pse këshillohet për të gjithë kontakti me natyrën, të paktën një ditë në javë të dalim diku shëtitje apo qoftë dhe për një kafe në natyrë?
Sepse edhe sekreti i natyrës është jeshilja.
Kjo ngjyrë të qetëson, të jep energji positive e kuptohet, vazhdimësi të së mirës, shpresën se jeta është e bukur, sido që të vijnë punët.
Jeshilja është ngjyra e optimizmit. Ngjyrat përfaqësojnë personalitetin dhe karakterin. E dhënë pas modës, por gjithmonë brenda stilit personal, ngjyra jeshile del në pah në veshjet e koleksionit privat të Ersi Ngjelës, vajzës së biznesmenes së njohur, ShefikatNgjela.
“Ndoshta veshja na përfaqëson si individë, ku i dihet?”, thotë ajo.
“Çka e tregon më së miri ngjyra e preferuar dhe më e përdorur nga ne, ajo që ekziston më së shumti në shijen dhe gardërobën tonë”.
Por cilat janë disa nga tiparet e “personalitetit të gjelbër”?
Mund të mos i shfaqësh të gjitha tiparet e karakterit që paraqiten këtu, nëse ngjyra jote e preferuar është e gjelbra, por me siguri do ta gjesh veten diku në përshkrimin e mëposhtëm. Po ashtu, mund të zbulosh se ti shfaq disa nga tiparet negative të parashikuara në këtë profil, sidomos kur je i stresuar.
Nëse ngjyra jote e parapëlqyer është e gjelbra, kjo do të thotë se je tip praktik dhe e adhuron natyrën. Je i ekuilibruar dhe meqë kërkon ekuilibrin, me raste mund të jesh dhe i pavendosur dhe i shqetësuar.
Të kesh një “personalitet të gjelbër” do të thotë të jesh i sjellshëm, bujar, i mëshirshëm. Është mirë të të kesh pranë gjatë një krize, sepse ti di të ruash qetësinë dhe ta marrësh në dorë situatën, derisa problemi të zgjidhet.
Je i kujdesshëm me të tjerët, por duhet të bësh kujdes të mos lësh pas dore dhe veten, shkruan Living, përcjellë Klan Kosova.