Lajmet e fundit

Shkodran Mustafi kërkohet nga gjysma e Europës. Është ky lajmi i bujshëm që publikon gazeta gjermane Bild. Sipas kësaj të përditshmeje për mbrojtësin me origjinë shqiptare por që përfaqëson Gjermaninë po shfaqin interes të vazhdueshëm disa prej klubeve më të mëdha Europiane. Nga Barcelona për të vazhduar me Bayern Munich, Atleticon e Madridit, Tottenham Hotspur, Juventusin dhe Interin, të gjithë e duan Shkodran Mustafin. 24-vjecari ka bërë paraqitje shumë të mira me fanellën e Valencias gjatë 2 sezoneve të fundit dhe me të drejtë pëlqehet nga drejtuesit e këtyre klubeve të mëdha të cilët shohin te ish lojtari i Sampdorias futbollistin ideal për të përforcuar prapavijën e skuadrave të tyre.
Klubi më shumë interesuar për momentin duket se është Atletico e Madridit me trajnerin Simeone që e dëshiron me cdo kusht mbrojtësin me origjinë shqiptare në skuadrën e tij. Los Colchoneros për të bindur Valencian të lejojë largimin e Mustafit janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë Euro plus kartonin e sulmuesit Luciano Vietto. Por në garën për Mustafin nuk mbeten pas as Barcelona, Bayerni, Tottenhami, Juventusi e Interi. I intervistuar nga Bild, 24-vjecari theksoi se për momentin ndihet mirë te Valencia por të ardhmes asnjëherë nuk i dihet. /supersport.al