Lajmet e fundit

Gratë me nivele të larta të vitaminës D kanë më pak gjasa të zhvillojnë kancerin e gjirit, thotë një studim i ri.
Ato të cilat kanë 60 ml kanë gjasa për një të pestën më pak të vuajnë nga gjendja e tillë shëndetësore sesa ato me vetëm 20 ml e cila është më e rekomanduar.
Autori kryesor Sharon McDonnell, nga organizata jofitimprurëse GrassrootsHealth, San Diego, California, tha se rritja e niveleve të gjakut të vitaminës D në thelb mbi 20ng / ml duket të jetë e rëndësishme për parandalimin e kancerit të gjirit, njofton Klan Kosova.
Hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se shtojca e diellit zvogëlon inflamacionin dhe nxit sistemin imunitar të njerëzve, të cilat të dy ndihmojnë për të parandaluar kancerin.
Kanceri i gjirit prek rreth një në tetë gra në SHBA dhe Britani të Madhe në një pikë në jetën e tyre.