1 miliard e 531 milionë euro, janë të hyrat dogane për vitin 2022.
Kjo është paraqitur në konferencën vjetore të Doganës së Kosovës. Drejtori Agron Llugaliu ka thënë se 11.23 përqind janë regjistruar më shumë të hyra sesa në vitin 2021.
Edhe importi dhe eksporti kanë regjistruar rritje gjatë vitit të fundit.
“Vlera e mallrave të importuar është 5,603 miliardë euro, apo 20% më shumë se vitin e kaluar kur vlera e mallit në import ishte 4,649 miliardë euro. Ndërsa vlera e mallrave në eksport për këtë vit është 869.5 milion €. Rritja e gjithëmbarshme krahasuar me vitin paraprak për nga vlera është 22 % më shumë se në vitin 2021 ku vlera e mallrave në eksport ishte 712.8 milionë euro, thuhet në kumtesë, transmeton KlanKosova.tv.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.