Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka komentuar mundësinë e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në këtë parti.
I pyetur nga moderatori Fidan Jupolli në emisionin “ DPT te Fidani" në Klan Kosova, nëse Osmani mund të rikthehet të hënën apo të martën, duke pasur parasysh edhe afatin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjes së presidentit, Rukiqi nuk dha një datë të saktë, por la të hapur mundësinë që rikthimi të ndodhë gjatë javës së ardhshme.
“A kthehet Vjosa këtë javë?”, ishte pyetja e Jupollit drejtuar deputetit.
“Në javën që vjen ka gjasa që të kthehet”, tha Rukiqi.
Ndiqni deklarimin e plotë:
https://youtu.be/vT-y3vn4Iuw
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.