Ish-banorja e edicionit paraprak të Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku, ka dhënë disa rekomandime për disa prej yjeve aktualë brenda shtëpisë më të madhe në vend.
Ndërsa u përmend qetësia e disa banorëve aty, Santi në Big Talk, u shpreh se në disa raste duhet një nivel tjetër komunikimi, transmeton klankosova.tv.
''Aty duhet me nxjerrë guhën se të fshijnë përpara''.
''Janë disa raste që duhet me u kallxu e butë, por në përgjithësi jo. Në përgjithësi duhesh me i dhanë zor, se të hajnë banorët''.
''Gjuha s’po mendoj që ish qenë problem aty, se të lëshohet goja, ofendimet a di sa mirë i dijnë. Ofendimet i dijnë me sy mshele''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.