Shkrimtari Ben Blushi është i njohur për stilin e veçantë në letërsi, njëjtë siç ishte dalluar edhe në terrenin e ashpër dhe armiqësor të politikës derisa bënte pjesë aty.
Duket se sensin e veçantisë identitare Blushi e ka aplikuar edhe në këtë ditë me vapë përcëlluese. Kur mijëra shqiptarë ua kanë mësyrë plazheve, ai ka zgjedhur një horizont tjerër natyror - malin.
Në këtë eco-ndërmarrje Blushi është ndihmuar nga një motoçikletë me katër rrota, e cila aspektit pragmatik transportues ia ka shtuar edhe atë estetik të chic-ut.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.