Lajmet e fundit

Ceremonia e ndarjes së çmimieve nga "Globe Soccer Award 2021" është zhvilluar këtë të hënë, ku në garë për çmimet kryesore ishin disa nga lojtarët kryesorë.
Votimi për të vendosur fituesit u mbyll zyrtarisht më 20 dhjetor, teksa sot është bërë e ditur se cilët janë lojtarët, trajnerët dhe drejtorët sportivë që do të marrin çmimet, njofton Klankosova.tv.
Çmimet e Globe Soccer Awards 2021:
Lojtari më i mirë i vitit nga tifozët - Robert Lewandowski
Lojtari i vitit për meshkuj - Kylian Mbappe
Çmimi 'Maradona' - Robert Lewandowski
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave - Cristiano Ronaldo
Kombëtarja më e mirë e vitit - Italia
Agjenti më i mirë i vitit - Federico Pastorello
Drejtori më i mirë sportiv i vitit - Txiki Begiristain
Klubi më i mirë i vitit për meshkuj - Chelsea
Mbrojtësi më i mirë i vitit - Leonardo Bonucci
Portieri më i mirë i vitit - Gianluigi Donnarumma
Klubi i vitit i femrave - Barcelona
Lojtarja e vitit për femra - Alexia Putellas
Çmimi i inovacionit - Serie A
Lojtari më i mirë i eSports i vitit - Msdossary7
Akademia më e mirë e të rinjve në Afrikë - ZED FC