Lajmet e fundit

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpulit, është shprehur plotë vetëbesim e optimizëm në një intervistë dhënë për Goal, ku thotë se skuadra e tij është e gatshme të bëjë gjithçka.
Duke folur me fjalë të mëdha për lojtarët e tij, Klopp ka thënë se futbollistët e Liverpulit janë të gatshëm “të mësojnë, të përmirësohen, të punojnë bashkë dhe të besojnë në ekip”, transmeton Klan Kosova.
Ai ka thënë se Liverpuli do të rikthehet fuqishëm në Premier Ligë dhe të gjithë duhet t’ia kenë frikën këtij ekipi.