33 xhiro kanë kaluar dhe tani do të hyjmë në tre javët e fundit të Superligës së Kosovës në futboll.
E me këtë rast do të ndryshoj edhe orari i ndeshjeve me të gjitha takimet që tashmë do të luhen të dielen në të njejtin orar në mënyrë që të minimizohet mundësia e manipulimeve dhe të zhvillohen ndeshjet fer dhe pa përparësi për asnjërën prej skuadrave. Normalisht që një gjë e tillë është mundësuar falë edhe kapaciteteve të platformës numër një në vend, Artmotion të cilët do të transmetojnë të 5-ta ndeshjet në kohë reale.
Ndeshja kryesore e këtij vikendi do të jetë ajo mes Dritës dhe Ballkanit e cila si e tillë do të transmetohet edhe në Art Sport 1 mirëpo edhe në Klan Kosova teksa do të jetë duel direkt që mund të vendos edhe në lidhje me kampionin e këtij edicioni. Aktualisht këto dy skuadra janë në pozitat dy dhe tre teksa janë ndjekësit kryesor të Prishtinës.
Duel tjetër interesant padyshim do jetë edhe ai mes Prishtinës dhe Feronikelit, dy skuadra që kanë treguar rivalitet të madh ndaj njëra-tjetrës në këtë sezon aktual. Feronikeli do të mundohet që ta siguroj edhe matematikisht mbijetesën teksa Prishtina vetëm fitoren e do dhe asgjë tjetër në mënyrë që ta mbajë distancën me ndjekësit. Kjo ndeshje do të transmetohet në Art Sport 2.
Art Sport 3 do të jetë i rezervuar për duelin në mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit, një ndeshje kjo mjaftë interesante që përballë mitrovicaswit në krizë dhe aktualisht në pozitën e tetë të renditjes dhe me urgjencë për fitoren që t’i ikin lojës në barazh dhe skuadrës së Gjilanit që është e qetë në vendin e katërt tabelor teksa së fundmi arriti barazim kundër kundërshtarëve lokal të Dritës.
Dy ndeshjet e tjera të së dieles do të transmetohen në kanalet Prime(kanali numër 15 i platformës) dhe Episode (kanali numër 16 i platformës).
Arbëria – Drenica do të jetë dueli i zjarrtë që do të vijë në kanalin televiziv Prime teksa do të ketë rëndësi të madhe për Arbërinë të cilët me një humbje eventuale do të përshendeteshin nga elita vetëm 1 vit pas inkuadrimit në të, teksa me një fitore Drenica do të ishte shumë afër ta shpëtonte sezonin dhe t’i ikë edhe barazhit.
Krejt në fund, por jo më pak e rëndësishmja. Dueli mes Llapit të mes tabelës dhe Besës që ka rënë tashmë nga Superliga do të transmetohet në kanalin televiziv Episode.
Orari i plotë:
E diel:
15:00 DRITA – BALLKANI ART SPORT 1 & KLAN KOSOVA
15:00 PRISHTINA – FERONIKELI ART SPORT 2
15:00 TREPÇA ’89 – GJILANI ART SPORT 3
15:00 ARBëRIA – DRENICA PRIME/ NR.15
15:00 LLAPI – BESA EPISODE/ NR.16
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.