Lajmet e fundit

Duhet të përqendroheni, sepse ajo që do ju themi mund t’ju ndryshojë jetën. Shumë nga ne, mesa duket i kemi mbërthyer reçipetat gabim gjithë kohën. Gjithmonë.
Sipas BuzzFeed, më shumë sesa gjysma e grave pranojnë që i mbërthejnë reçipetat përpara dhe pastaj i rrotullojnë ato, i vendosin mbi gjoks dhe vazhdojnë me jetën e tyre, shkruan revistaclass. Më pak se 40% thonë që i vendosin në pozicionin e duhur para se t’i mbërthejnë pas.
Mësohet që, kjo është mënyra e rekomanduar, duke qenë që ajo kërkon më pak tërheqje mbi reçipetat, gjë që u jep më shumë jetëgjatësi, por, sigurisht, nëse nuk mund t’i mbërtheni reçipetat nga pas, ose preferoni metodën e parë, specialistët thonë që është ok, mjafton të mos fusni krahët në të njëjtën kohë dhe t’i ngrini lart, duke shtrirë rripat.
Megjithatë ju veproni si të doni!