Lajmet e fundit
Tashmë thuajse çdo gjë bëhet në FB, përfshirë edhe njohjet e reja, lënia e takimeve etj.

Por një aktori i ri i vendosi një sfidë vetes: të gjente një femër për të dalë pa ndihmën e rrjeteve sociale.
Tom Greaves doli në një lagje të Londrës dhe nisi të hynte në bisedë me femrat që kalonin aty.
Shumë prej tyre e refuzuan vrazhdë, disa të tjera më me stil, deri sa më në fund ai arriti të bisedonte me një femër dhe e ftoi atë për darkë.
Eksperimenti social u krye nga Samuel Abrahams i cili donte të tregonte që “gjuajtja” me mënyrat e vjetër ende mund të ecë, dhe natyrisht që është më e kënaqshme se një “like” apo një kompliment në rrjetet sociale.