Lajmet e fundit

Fillimisht Dita Ndërkombëtare e Sidës është shënuar më 1 dhjetor të vitit 1988, e mbajtur nga iniciative globale e programit, që për qëllim kishte hedhjen e dritës në këtë sëmundje dhe efektet e saj në botë, transmeton Klan Kosova.
Po ashtu është organizuar edhe me qëllimin që të largohen thashethemet rreth asaj se si infektohen njerëzit me Sida.
Kjo ditë po ashtu përdoret që të kërkojnë më shumë veprime nga qeveritë, nga komuniteti i shkencave mjekësore dhe nga sektorët privatë që të distribuojnë tretmane më të përballueshme.
Më poshtë është përmbledhja me 12 disa persona të famshëm botërorë, që ishin infektuar me këtë virus:
Charlie Sheen njoftoi me 17 nëntor të këtij viti se ai është i prekur me HIV pozitiv. Aktori ka zbuluar se është diagnostikuar para katër vjetësh.
“Janë tre shkronja që vështirë absorbohen. Është pikë kthese në jetën e njeriut”, ka thënë Sheen.
Danny Pintauro i ka thënë prezantueses Oprah në shtator të 2015 se ka jetuar me HIV për 12 vjet.
“Doja të të tregoja rreth kësaj para shumë kohësh, por nuk isha gati. Tani jam”, i ka thënë Pintauro asaj. “Jam HIV pozitiv dhe kështu kam qenë për 12 vjet”.
Ai është i martuar me partnerin e tij Wil Tabares dhe tani është i përkushtuar në luftimin e HIV/AIDS.
Ish lojtari i NBA, Earvin “Magic” Jophnson, në vitin 1991 njoftoi publikun se ishte diagnostikuar me HIV. Ai krijoi fondacionin “Magic Johnson”, që ta luftojë këtë virus dhe të rrisë vetëdijesimin rreth tij.
Johnson ka punuar me Shtëpinë e Bardhë dhe Kombet e Bashkuara në luftën kundër HIV, dhe vazhdon ta përkrahë mbrojtjen nga HIV dhe për seks të sigurt.
Chuck Panozzo nga grupi Styx, njoftoi në vitin 2001 se është homoseksual dhe se ishte duke jetuar me HIV. Ai ka vepruar si mbrojtës për të drejtat e homoseksualëve dhe ndërgjegjësimin rreth HIV-it.
Personi prijës në komeditë romantike të viteve 1950 dhe 1960, aktori Rock Hudson, ishte në mesin e personave të parë të famshëm që ka vdekur nga kjo sëmunde. Vdekja e tij në moshën 59 vjeçare e ka bërë shoqen dhe kolegen e tij Elizabeth Taylor ta kalojë pjesën tjetër të jetës së saj duke mbledhur fonde për hulumtimet rreth kësaj sëmundjeje.
Freddie Mercury, vokalisti i rok grupit Queen, është parë këtu me 18 shtator të vitit 1984, gjatë koncertit në Paris. Mercury ishte 45 vjeçar kur ndërroi jetë nga kjo sëmundje jetë në vitin 1991.
Aktorja Amanda Blake, e parë këtu me kolegët e “Gunsmoke”, Dennis Weaver, James Arness dhe Milburn Stone, ishte 60 vjeçare ndërroi jetë në vitin 1989.
Edhe pse kishte kancer në fyt në kohën e vdekjes, besohet se e kishte marrë virusin HIV nga ish bashkëshorti dhe ka vdekur nga komplikacionet që lidheshin me këtë virus.
Reperi Eazy-E nga N.W.A ka vdekur nga komplikimet e lidhura me AIDS në vitin 1995.
Eazy-E ka ndërruar jetë vetëm një muaj pasi ka mësuar se është i prekur nga ky virus. Ai dhe gruaja e tij Tomica Woods u martuan vetëm 12 ditë para vdekjes së tij. Djali i tij Lil Eazy-E është po ashtu reper dhe angazhohet për ndërgjegjësimin e njerëzve rreth këtij virusi.
Legjenda e baletit Rudolf Nureyev, fotografuar këtu në vitin 1988, ka vuajtur nga një rast i avancuar i Sidës kur vdiq në vitin 1993 në moshën 54 vjeçare. Nureyev është konsideruar si një nga balerinët më të rëndësishëm të kohës së tij.
Aktori dhe regjisori britanik Tony Richardson, ish bashkëshorti i Vanessa Redgrave dhe babai i Joely Richardson dhe Natasha Richardson, ka vdekur nga AIDS në vitin 1991. Ai e fitoi çmimin Oscar për fotografinë dhe për regjisorin më të mirë me filmin e tij Tom Jones” të vitit 1963.
Artisti dhe fotografi Robert Mapplethorpe ishte vetëm 42 vjeçar kur vdiq në vitin 1989 nga komplikimet e sëmundjes së Sidës. Që nga vdekja e tij, fondacioni me emrin e tij ka fituar miliona dollarë për hulumtimet mjekësore në luftimin e kësaj sëmundjeje.
Tom Fogerty, pjesë e rok grupit Creedence Clearwater Revival, ka vdekur në vitin 1990 pas komplikimeve me AIDS. Ai është infektuar me HIV nga transfuzionet e gjakut.