Dy të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri, do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg të paktën edhe për 48 orë tjera.
Ndaj Driton e Korab Lulajt, gjykata vendosi t'ua zgjas masën e ndalimit edhe për dy ditë të tjera.
Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv Elzana Kastrati, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Pejë.
"Derisa gjyqtari të vendos rreth kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, atyre iu është zgjatë masa e ndalimit edhe për 48 orë", tha Kastrati për Klankosova.tv
https://klankosova.tv/perfundon-seanca-ndaj-te-dyshuarve-per-sulmin-ndaj-muhaxherit-deklarohet-prokurorja/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.