Lajmet e fundit

L.H, K.H dhe O.H, janë tre të dyshuarit për sulm ndaj gazetarit Valon Syla, që u arrestuan nga Drejtoria kundër Terrorizmit.
Kjo u bë e ditur nga ana e Policisë dhe Prokurorisë Speciale.
Ata ngarkohen për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
“Tre të arrestuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje, si dhe brenda afateve ligjore do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.
Valon Syla u sulmua fizikisht nga tre persona në lagjen “Bregu i Diellit”/ Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.