Lajmet e fundit

Skuadra numër një e renditur në botë, Belgjika, ndeshjet ballë kampionit në fuqi të Evropës, Portugalisë, në 1/8 e finales në "EURO 2020" për një vend në çerekfinale.
E gjithë vëmendja do të drejtohen nga sulmuesi i Belgjikës Romelu Lukaku dhe kapitenit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo, të cilët bashkë i kanë tetë gola në Kampionatin Evropian deri tani, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.
Ronaldo, i cili është shënuesi kryesor i turneut me pesë gola, është një gol larg nga vendosja e një rekordi të ri për skuadrat kombëtare.
Që nga fundi i Kupës së Botës në vitin 2018, Lukaku ka shënuar 23 gola në 21 paraqitje në të gjitha garat për Belgjikën, ndërsa ka siguruar edhe katër asistime.
Sulmuesi i Interit shënoi tre gola në fazën e grupeve, duke përfshirë dy në një ndeshje kundër Rusisë.
Ronaldo, si 36 vjeçar, tani është lojtari më i mirë evropian në turne të mëdha (Kupa e Botës dhe Kampionati Evropian), me dy golat e tij kundër Francës në ndeshjen e fundit duke e kaluar Miroslav Klose i cili kishte 19 gola.
Ronaldo ka 21 gola.
Ndeshja do të zhvillohet në Sevilje të Spanjës të dielën me fillim nga ora 21:00.