Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë shpërndarja e certifikatave për pjesëmarrësit e Programit “Menaxhimi i Zemërimit”.
Sipas njoftimit zyrtar, programi ka pasur për qëllim zhvillimin e vetëkontrollit, menaxhimin e emocioneve dhe aftësimin e të burgosurve për t’u përballur me situata stresuese, transmeton Klankosova.tv.
Këto shkathtësi, sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, janë thelbësore për procesin e rehabilitimit dhe përgatitjen e tyre për riintegrim në shoqëri.
“Ky aktivitet pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të stafit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren për ofrimin e programeve rehabilituese, me fokus përgatitjen e të burgosurve për një jetë më të përgjegjshme dhe pa shkelje të ligjit pas përfundimit të dënimit”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.