Sot në Gjykatën e Tiranës pritej të zhvillohej seanca për kërkesën e grupit të PD të përfaqësuar nga Gazment Bardhi për çregjistrimin e emrit të Lulzim Bashës si kryetar i kësaj force politike.
“Këshilli Kombëtar i PD i datës 27 korrik 2023 ka vendosur të kërkojë çregjistrimin e ish-kryetarit të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike. Grupimi i përfaqësuar nga ky i fundit ka bërë kërkesë që të bëhet pjesë si palë në proces”, thuhet në kërkesën drejtuar Gjykatës.
Klan Neës raporton seanca është shtyrë për në datën 30 Prill, pasi gjatë kësaj kohe Gjykata e Tiranës do të administrojë edhe vendimin e GJL që ktheu për rigjykim në “Apel” çështjen e Partisë Demokratike.
Në të njëjtën seancë do të shprehet edhe për legjitimimin ose jo të grupit të Bashës si palë në proces.
Kujtojmë se kjo kërkesë u depozitua në Gjykatë që në Korrik të vitit të shkuar. Grupi pro Bardhit shpreheshin asokohe se “askush s’mund të privatizojë partinë”. Veprim ky një ditë pasi Gazment Bardhi i cili atëherë mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë deklaroi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD se do të pezulloheshin zgjedhjet për kryetarin e ri.
Në një mbledhje online të thirrur nga Bardhi, morën pjesë 245 anëtarë të partisë. Përveç pezullimit të zgjedhjeve më 29 Korrik, u vendos që Basha dhe Alibeaj të pranojnë dorëheqjen. Sipas Bardhit, Basha e ka dhënë dorëheqjen e tij para organeve të larta të partisë dhe se ka një akt të shkruar të Kryesisë që e konfirmon./tvklan.al
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.