Lajmet e fundit

Forcat e sigurisë së Ekuadorit po përpiqen të rivendosin rendin në të paktën gjashtë burgje ku shpërthyen trazirat të hënën.
Të burgosurit thuhet se kanë marrë peng një numër rojesh burgu dhe i kanë kërcënuar se do t'i vrasin nëse ushtarët vendosen për të rimarrë kontrollin e burgjeve.
Katër oficerë policie u rrëmbyen gjithashtu pasi presidenti Daniel Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Trazirat u shkaktuan nga arratisja e shefit famëkeq të bandës, i njohur si Fito, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Zyrtarët thanë se Fito, emri i vërtetë i të cilit është Adolfo Macías Villamar, nuk ishte në qelinë e tij të dielën në mëngjes kur policia mbërriti për ta transferuar atë në një burg tjetër brenda të njëjtit kompleks.
Nga kontrolli në repartin e sigurisë maksimale ku po mbahej nuk ka dalë deri tani asnjë gjurmë e tij.
Zëdhënësi i qeverisë Roberto Izurieta tha se Fito, i cili drejton bandën e fuqishme Los Choneros, ishte informuar se ai do të zhvendosej nga burgu La Regional, ku jetonte në një qeli të gjerë, të lyer me ngjyra të çmendura dhe të dekoruar me murale.