Secili nga ju nuk mund të mohojë se të brendshmët prej dantelle, janë të bukura dhe tërheqëse dhe në përgjithësi vajzat ndihen rehat kur i veshin ato.
Megjithatë e vërteta është se nga të gjitha opsionet e të brendshme për femra, ato prej dantelle janë zgjedhja më e keqe. Ndërkaq e gjithë kjo për një arsye të thjeshtë se trupi ka nevojë për të marrë frymë por të brendshmet nga dantella kufizojnë shumë këtë gjë.
Dantella në fakt nuk është mbrojtëse e lagështisë së trupit dhe në këtë mënyrë vie shkaku për ndonjë infeksion të mundshëm, që në fund nuk i japin pamje të bukur trupit tuaj.
Andaj nëse pyetni se cili është opsioni më i mirë për të brendshmet, rekomandimi kryesor është të zgjedhësh ato nga pambuku.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.