Lajmet e fundit

Një grup ndërkombëtar i kampistëve avanturierë shkojnë në Monte Piana në Itali çdo vit në një demonstrim të paqes dhe miqësisë.
Ata argëtohen, luajnë, bëjnë muzikë e madje edhe flejnë disa qindra metra larg tokës.
Hapësira e tyre piktoreske malore u zgjedh në mënyrë specifike kur kjo traditë filloi në vitin 2012 për shkak të historisë së kaluar të dhunshme.
Monte Piana është vend i një beteje të tmerrshme që vrau 18.000 ushtarë të rinj gjatë Luftës së Parë Botërore.
"Vetëm një njëqind vjet më parë, dimrat këtu janë karakterizuar me bomba, granata, dhe shumë dhimbje", kanë shpjeguar organizatorët e veprimtarisë d'Emilia dhe Holzer.
"Ideja jonë ishte që të ri-përjetojnë Monte Piana në miqësi dhe paqe me njëri-tjetrin shoqëruar nga ndjenja zemërmirë gjatë ditës, dhe natën të flini me heshtje magjike" vazhduan ata, transmeton Klan Kosova.
Çdo vit, më shumë njerëz bashkohen me këtë ngjarje të pabesueshme për të festuar dhe për të përmbushur dëshirat e tyre aventuriere.