Lajmet e fundit
Skuadra kampione e Europës e do uellsianin në radhët e veta edhe për një kohë, ndaj javën tjetër do të nisë përpjekjet për ta bindur të nënshkruajë kontratë të re

Real Madrid është duke përgatitur ofertë për t'i ofruar Gareth Bale kontratë të re, që do ta mbante edhe për një kohë në kryeqytetin spanjoll.
Ndërsa Manchester United që vazhdon të jetë i interesuar për asin uellsian, Të Bardhët synojnë të nisin bisedimet me përfaqësuesit e Bale javën tjetër.
Bale ndezi alarmet e skuadrave fundjavën e shkuar, kur pas finales të Ligës së Kampionëve tha se i duhet më shumë kohë loje tek Real Madrid.