Lajmet e fundit
Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic ka thënë këtë javë se e ardhmja e tij është në duart e agjentit Mino Raiola.

Milani ka qenë më i interesuari sipas raportimeve për të marrë shërbimet e lojtarit, ndërsa rreth kësaj pike Ibra nuk ka dashur të flas.
“Nuk e di se si njerëzit komentojnë për disa gjëra dhe më pas pse unë duhet të merrem me to!? Nëse doni të dini diçka atëherë pyeteni agjentin”.
“E ardhmja ime është në duart e tij, e ardhmja e tij është në duart e mia. Kështu ne jemi të lidhur për njëri-tjetrit.
Milani është i interesuar që ta rikthej Ibran në skuadër, ndërsa raportohet që iu është ofruar kontratë tre vjeçare, transmeton Klan Kosova.