Rep-artistja e shumë dimensioneve, Tayna, është duke përgatit diçka të bukur për adhuruesit e saj si artiste.
Rrugës që së fundi i ka hyrë me dy këngët e saj solo duket se ka vendosur t’i shkojë deri në fund, raporton Prive Klan Kosova.
Këngët e saj të fundit larg nga repi e diss-at për të tjerët, e kanë bërë të jetë në top-formë si artiste. Diçka të tillë është duke përgatit edhe aktualisht.
Diçka e veçantë dhe interesante në këtë projekt të ri të sajin është që klipi do të xhirohet në Stamboll.
Duke qenë se gjatë viteve këngëtarja ka dëshmuar që i pëlqen të gërshetojë gjuhë të ndryshme në një projekt të vetëm, një pikëpyetje e madhe qëndron nëse ajo në këngën e radhës do këndojë edhe vargje turke.
Nejse, ajo çka dihet me siguri është që në këtë lokacion ajo do xhirojë nga data 26 deri në 29 të janarit. Kështu që, ju që asaj rruge ia mësyni këto ditë, shihni mirë në aeroplan se s’i dihet, mund ta takoni Taynen.
https://www.youtube.com/watch?v=io6uz7afGo0
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.