Taylor Swift po reflekton para një momenti të rëndësishëm në jetën e saj.
Derisa dhjetori është disa muaj larg, këngëtarja e
“Shake It Off” ka treguar në Instagram ndjesitë e saj para se të bëhet 30 vjeçare.
“Sipas certifikatës sime të lindjes, unë mbush 30 vjet këtë vit. Është e çuditshme sepse gjysma ime ndihet si 18 vjeçare ndërsa gjysma tjetër 283 vjeçare, por aktualisht, bazuar në të gjitha faktet, unë jam 29 vjeçare”, ka shkruar ajo.
“Kam dëgjuar njerëzit që thonë se kjo moshë është koha kur argëtohesh më së shumti, andaj ju premtoj se do t’iu mbajë të informuar nëse është vërtetë kështu. Por deri atëherë, mendova t’i ndaj disa mësime që kam mësuar para se të bëhem 30 vjeçare - ato do t'i gjeni në artikullin e revistës
Elle”, ka vazhduar tutje Swift duke paralajmëruar kështu edhe intervistën e saj për revistën e njohur.
https://www.instagram.com/p/BupkW5FFZtX/?utm_source=ig_embed
Swift ka ndarë me fansat e saj edhe disa fotografi nga ky sesion që ka realizuar për revistën, transmeton Klan Kosova.
“Kam shkruar një ese për
Elle për ndjesinë që të jep të shkruash një këngë, çfarë na nxit muzikalisht dhe pse meloditë definojnë kujtimet tona. Falemnderit të gjithëve që keni gjetur kohën ta lexoni”, kishte shkruar ajo të dielën.
https://www.instagram.com/p/Buhbhe4lm1T/?utm_source=ig_embed
“Më pëlqen të shkruaj këngë sepse më pëlqen shumë t’i ruajë kujtimet - është sikur të vësh një fotografi që të kujton një ndjesi në kornizë”, kishte shkruar ajo më pas ditën e hënë.
https://www.instagram.com/p/BumUfpXFKaL/?utm_source=ig_embed
Në ndërkohë, fansat e këngëtares janë ‘çmendur’ duke spekuluar se ajo së shpejti do të lansojë këngë të reja.
Në javët e fundit, duket se Swift e ka riformatuar gjithë llogarinë e saj në Instagram duke postuar shumë fotografi, me plot ngjyra, sikur e ka paralajmëruar një epokë të re në jetën dhe karrierën e saj.
https://www.instagram.com/p/BuZ7HWGlzRa/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/Bub0Hbxl3FS/?utm_source=ig_embed