Pas vetëm katër ditëve të hedhjes në treg, Taylor Swift ka shitur më shumë albume në SHBA sesa çdo artist tjetër këtë vit.
Albumi i gjashtë i yllit i titulluar ''Reputation'', ka shitur 1.04 milionë kopje në SHBA që nga e premtja, thotë revista Billboard, transmeton Klan Kosova.
Kjo e vë atë përpara kantautorit Ed Sheeran, shitësi më i madh i vitit 2017 të albumit, i cili arriti shifren prej 919.000 kopje deri tani.
https://www.youtube.com/watch?v=pXOVJRbiLFw
''Reputation'' gjithashtu bëhet albumi i katërt i Swift për të shitur një milion kopje në hapësirën e një jave, pas 1989, Red and Speak Now.
Në fakt, vetëm ajo dhe Adele kanë shitur miliona kopje të çdo albumi në një kornizë shtatë-ditore që nga viti 2012, transmeton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.