Këngëtarja amerikane Taylor Swift ka konfirmuar raportimet se manjati i muzikës Scooter Braun ka shitur të drejtat për gjashtë albumet e saj të para.
Revista amerikane argëtuese " Variety" raportoi të hënën se Braun kishte shitur regjistrimet - - në një fond investimesh.
Ajo tha se marrëveshja mendohet të jetë me vlerë më shumë se 300 milionë dollarë.
Duke shkruar në Twitter, Swift tha se ishte "hera e dytë që muzika ime shitej pa dijeninë time".
Ky ishte edhe zhvillimi i fundit në mosmarrëveshjen midis Swift dhe Braun - Swift ka akuzuar më parë Braun për përpjekjen për ta "prishur" trashëgiminë e saj muzikore.
Nuk ka pasur asnjë përgjigje nga Braun ndaj raportit të "Variety" ose vërejtjeve të Swift, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Kjo e fundit nënshkroi një marrëveshje me labelin Big Machine në 2004 duke u dhënë atyre pronësinë e regjistrimeve për gjashtë albumet e saj të parë në këmbim të një avansi parash për të filluar karrierën e saj.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.