Këngëtarja e muzikës pop, Taylor Swift mund të mos e ketë planifikuar që këtyre ditëve të bëhej virale në mediat sociale, por flokët e saj e shndërruan në një të tillë.
E gjithë situata ndodhi, përderisa Taylor ishte duke interpretuar hitin e saj të dikurshëm “I knew you were trouble” në stadiumin “State Farm” të Arizonës dhe flokët e veta dukeshin se janë ngritur nga elektriciteti.
Pamjet nga momenti spontan i yllit të hitit “You belong with me” u bënë virale dhe përdoruesit e mediave sociale, sidomos në TikTok kanë bërë pafund shaka me Swift.
“Sa më shumë e shikoj këtë, aq më qesharake bëhet”, shkroi një komentues, derisa një tjetër u shpreh duke thënë - “E di që Taylor po e shikon këtë video dhe po qesh fort”.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.tiktok.com/@gerrrrrry27/video/7212221902142655745?referer_url=iconstyle.al%2Fe-paparashikueshme-floket-e-taylor-swift-gjate-koncertit-behen-virale-ne-rrjetet-sociale-pamjet%2F&refer=embed&embed_source=121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_fullscreen&referer_video_id=7212221902142655745
●●●
LNSHKRIMI NGA
Labinot Nimani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek viral dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.