Lajmet e fundit

Carlo Tavecchio ka konfirmuar se Federata e Futbollit të Italisë është në përkrahje të Michel Platinit për President të FIFA-së.
Ai ka thënë se kjo federatë do të përkrahë presidentin aktual te UEFA-së për ta marrë drejtimin e Federatës Botërore të Futbollit.
“Ne do të mbështesin kandidaturën e Michel Platini. Ai ka eksperiencën e duhur dhe aftësitë ekzekutive, ai është personi i duhur i cili mund të zbatojë reformat e menjëhershme në FIFA” ka thënë Tavecchio.
Ai ka thënë se do t’i qëndrojnë mbrapa në përkrahje francezit, Platinit, i cili mund ta nxjerr nga kriza organizatën më të madhe të futbollit në botë.
Zgjedhjet presidenciale në FIFA do të mbahen më 26 shkurt 2016, transmeton Klan Kosova.