Deputeti i parlamentit shqiptar, Taulant Balla bashkë me anëtarin e Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani i është bashkuar thirrjes për nënshkrimin e peticionit kombëtar për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të inicuar nga organizatat e dala nga lufta.
Ai në Facebook ka shkruar se ky peticion është thirrje e hapur qytetare në mbështetje të UÇK-së dhe të ish-krerëve të saj që po mbahen në Hagë.
“Bashkë me anëtarin e Parlamentit Europian Adnan Dibrani i bashkohemi thirrjes ndaj të gjithë shqiptarëve, në trojet kombëtare, në diasporë të nënshkruajnë Peticionin Kombëtar - drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë”.
“Ky PETICION është një thirrje e hapur qytetare në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ish-krerëve të saj që po përballen me procesin në Hagë, në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe të dinjitetit të sa”, shkruan Balla, njofton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/ovl-uck-inicion-peticion-kombetar-per-gjykim-te-drejte-te-ish-krereve-te-luftes/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.