Lajmet e fundit

Kur Tiffany Posteraro ishte 7 vjeçare, papritur disa shenja të bardha filluan që të i’u shfaqen në gjunjë.
Më pas, shenjat u përhapën në tërë trupin, transmeton Klan Kosova.
“U tregova prindërve mirëpo menduan që janë thjeshtë shenja që do largohen, dhe nuk e kishin idenë se çfarë ishin”.
“Dermatologu më dha disa kremëra mirëpo nuk bënë asnjë përmirësim”, u shpreh Posteraro.
Katër vjet më vonë, ajo e mësoi që është e sëmurë me “vitiligo”, që është një çrregullim me pigmente e për këtë shkak krijohen këto shenja të bardha në trup.
Edhe pse provoi të gjitha mënyrat për t’i larguar këto shenja, asnjëherë asgjë nuk dha rezultat.
“Njerëzit në rrugë bënin komente shumë banale”, u shpreh ajo.
Këtë gjë Tiffany, e përjetoi shumë rëndë, e kështu disa kohë më parë ajo vendosi që të bëjë disa tatuazhe në disa prej vendeve ku ka këto shenja.
Ajo në tatuazhet e saj ka të shkruar emrin e sëmundjes së lëkurës.
Tiffany tregon për arsyjet se pse vendosi që të bëjë këso lloj tatuazhe.
“Isha e lodhur me shikimet”.
“Çdo herë dëshiroja të u thoja që të më pyesnin”.
“Tashmë tatuazhi është në vend publik ku secili mund ta shoh, e mund ta kuptojë se shenjat e bardha në trupin tim janë për shkak të sëmundjes”.