Lajmet e fundit

Të luftosh depresionin, është shumë vështirë.
Sidomos nëse njerëzit më të afërt, nuk e dinë se kur personi me deprison ka nevojë më së shumti, transmeton Klan Kosova.
Bekah Miles e cila ka vuajtur nga depresioni, e ka treguar këtë gjë përmes një tatuazhi shumë interesant.
Në shikim të parë në tatuazh mund ta lexosh vetëm shprehjen “Jam mirë”.
Por nëse shikojmë nga lartë, atëherë shohim që në tatuazh shkruan “Më shpëto”.
“Sot bëra këtë tatuazh”.
“Unë mendova që këmba duhet të jetë vendi ideal për domethënien e këtij tatuazhi”.
“Kur çdo kush e sheh, atëherë krejt çfarë shohin është që unë jam mirë, por nëse koncentrohesh lexon që unë kam nevojë për të më shpëtuar”, është shprehur Miles.