Task Forca Kundër Piraterisë dhe Falsifikimit, konkretisht Inspektorati i Tregut, në mbështetje të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës, në Gjakovë, ka bërë kontrollimin e subjekteve të cilat merren me prodhimin, shitjen dhe shpërndarjen e materialeve që mbrohen me të drejtën e autorit.
Procesi kontrollues dhe mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për të Drejtat e Autorit, nga ana e Task Forcës, respektivisht Inspektoratit të Tregut është zhvilluar në Gjakovë, më 23 Qershor ku është bërë sekuestrimi i materialit pirat, përkatësisht janë sekuestruar 446 copë libra dhe 879 DVD me material muzikor dhe filmi.
Ndaj bizneseve tek të cilat është gjetur materiali pirat, pa leje dhe pa marrëveshje me mbajtësit e të drejtave, Inspektorati i Tregut ka shqiptuar gjobën përkatëse, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.