Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur një person të raportuar si të humbur në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, bëhet fjalë për Xhafer Raçin, i lindur më 18 shkurt 1948, i cili është larguar nga shtëpia më 2 korrik rreth orës 08:00, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më.
“Policia e Kosovës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët mund të kenë informacione apo njohuri për vend ndodhjen e mundshme të personit të humbur, të lajmërojnë autoritetet policore në stacionin më të afërm të policisë, ose përmes numrave emergjent të Policisë së Kosovës; nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999 apo në adresën elektronike info@kosovopolice.com”, thuhet në apelin e Policisë.
https://klankosova.tv/fsk-i-bashkohet-kerkimeve-per-78-vjecarin-e-zhdukur-qe-nga-java-e-kaluar/
https://klankosova.tv/asnje-gjurme-pervec-sandaleve-intensifikohen-kerkimet-per-78-vjecarin-xhafer-raqi/
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.