Taraji P. Henson nuk ka frikë të flasë të vërtetën për jetën e saj, përfshirë betejën me depresionin dhe ankthin, transmeton Klan Kosova.
“Unë vuaj nga depresioni”, tha ajo për Variety. “Ankthi im po rritet çdo ditë e më shumë”.
Henson, 48 vjeçare, tregoi se ajo ka kërkuar ndihmën e një terapisti.
“Kjo ishte e vetmja mënyrë. Ju mund të bisedoni me miqtë tuaj por keni nevojë për një profesionist që ju ushtron. Nëse unë do të ndryshoj për të mirë, kam nevojë për ndershmëri dhe nganjëherë miqtë dhe familjarët nuk e kanë këtë gjë”.
Ajo tha se shkon rregullisht në terapi dhe duhet të kalojë nëpër profesionistë për të gjetur përshtatshmërinë e duhur.
“Duhet të vazhdoni derisa të gjeni një të duhur. Është si një marrëdhënie. Duhet të ndihem mirë, kjo është mënyra e vetme”.
Aktorja e nominuar për Oskar tregoi se mungesa e privatësisë në jetën e saj ka kontribuar në depresionin dhe ankthin e saj.
“Duhet të jem e vetëdijshme për gjithçka. Çdo gjë. Çdo lëvizje që bëj, gjithçka që del nga goja ime”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.