Grupi i bamirësve për familjet në nevojë, në kuadër të fushatës #bëhuedhetibabadimër, e ka hapur një kampanjë, përmes së cilës po synohet që me dhurata nga "babadimri" të befasohen fëmijët në kushte të rënda ekonomike.
Nëpërmjet këtij organizimi u mundësohet gjithsecilit prej të interesuarve që të bëhet “babadimër" i dikujt me shumë pak shpenzime.
Në kuadër të kësaj nisme është punuar edhe një video e shkurtër, ku pasqyrohet ideja e tyre bukur pozitive.
“Kjo video e hap fushatën #bëhuedehtibabadimër, për të cilën falënderojmë përzemërsisht realizatorët e saj: Granit Mamaj, Shkodran Hajdini dhe Mubarek Havolli”, thuhet në postimin e këtij grupi në faqen e tyre në Facebook.
https://www.facebook.com/perfamiljetnenevoje/videos/566893873768547/
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.