Shkencëtarët në Kaliforni po testojnë tampone të bëra me përbërës kryesor të sodës bikarbone në mënyrë për të kapur emetimet e karbonit.
Ndërkaq hulumtuesit thonë se soda është më efektive se sa metodat aktuale dhe më pak e dëmshme për mjedisin.
Ekipi tashmë ka përfunduar me sukses provën e Mikrokapsulës së mbushur me substancën, njofton Klan Kosova.
Ata besojnë se qasja e sodës bikarbone mund të jetë 40% më e lirë se teknologjia ekzistuese.
Kapja e karbonit dhe ruajtja e CCS- besohet nga shumë shkencëtarë dhe politikanë të jetë një element kritik në përpjekjet globale për të shmangur nivele të rrezikshme të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga emetimet e CO2, njofton Klan Kosova.
Djegia e qymyrit, gazit dhe naftës për prodhimin e energjisë mbetet burimi më i madh i gazit. Për vitet të tëra studiuesit janë duke punuar për te ndertuar teknika të reja eksperimentale që do të kapin CO2 nga oxhaqet dhe tubave para se të marr atmosfera. Gazi pastaj do të vendoset në mënyrë të përhershme thellë nën tokë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.