Lajmet e fundit

Mediat italiane më plot lëvdata për sulmuesin e Romës, Tammy Abraham i cili pati dy asistime në fitoren 3-1 ndaj Fiorentinës.
23-vjeçari shënoi dy asistime dhe shkaktoi një karton të kuq për portierin e Fiorentinës, Bartlomiej Dragowski pas vetëm 10 minutash. Ish -lojtari i Chelsea u zëvendësua pas një ore nga Eldor Shomurodov.
"Tashmë Roma e Abrahamit," shkruan, Il Corriere dello Sport, që e vlerësoi sulmuesin anglez nga 7.5 nga 10.
Sipas gazetës, Abrahami ishte ”Njeriu i Ndeshjes” së bashku me Jordan Veretout, i cili shënoi një gol kundër ish-klubit të tij. "Abrahami u lëshua" ishte në tjetër titulli i La Gazzetta dello Sport, transmeton Klankosova.tv.
José Mourinho vlerësoi Abrahamin pas lojës dhe pranoi se ai mund të luajë me Shomurodov në të ardhmen.