Lajmet e fundit

Klubi i Superligës së Kinës, Guangzhou Evergrande, e ka konfirmuar huazimin e Anderson Talisca-n nga Benfika.
Organizatori 24 vjeçar iu bashkua klubit portugez më 2014, por pavarësisht një starti premtues, ai nuk duket të jetë në planet e klubit nga Lisbona.
Raportet e kishin lidhur brazilianin me një transferim te Manchester United këtë verë, pasi që trajneri i Djajve të Kuq, Jose Mourinho, është admirues i tij.
“Guangzhou Evergrande njofton zyrtarisht për nënshkrimin e një marrëveshjeje me brazilianin Anderson Talisca, i cili ka qenë i huazuar për gjashtë muaj”, deklaron Guangzhou në ueb-sajtin e tyre.